Më qëllim të themelimit dhe bashkëpunimit efektiv ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Shoqatës për teknologji asistive Hapni Dritaret, më datë 05.04.2023 nga ana e personave udhëheqës të dy institucioneve u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi për Projektin Inkluzion i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Projekti është përkrahur nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP) nga Zvicrra. Aktivitetet të cilat i përfshin projekti kanë për qëllim ta përkrahin implementimin e Konceptit të arsimit gjithëpërfshirës në drejtim të ndjekjes, analizimit dhe sendërtimit të politikave, legjislacionit dhe procedurave për inkluzion të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në nivel kombëtar dhe lokal.