Trajnim

Inspektorati Shtetëror i Arsimit, në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar, në periudhën prej 5 deri më 7 nëntor 2024, mbajti trajnim për rolin e Inspektoratit shtetëror të arsimit në parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla dhe përkrahjen e organizimit të nxënësve në kuadër të projektit: Promovimi i  mjedisit të sigurtë shkollor, i mbështetur nga Fondacioni i Fëmijëve Pestaloci.

Trajnimi trajtoi tema të lidhura me parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla dhe mbështetjen e organizimit të nxënësve, të cilat u moderuan nga ligjërues me përvojë me pjesëmarrjen aktive të të punësuarve në Inspektoratin shtetëror të arsimit.