Kompetencat e Inspektoratit shtetëror të arsimit

Inspektorati shtetëror i arsimit mbikëqyr plotësimin e standardeve arsimore, sigurimin e cilësisë së arsimit, efektivitetin nëpërmjet vlerësimit të punës së institucioneve edukative-arsimore, si dhe zbatimin e ligjeve, rregulloreve të tjera dhe akteve të përgjithshme në fushën e edukimit dhe arsimit.

Inspektorati shtetëror i arsimit kryen mbikëqyrje në institucionet edukative-arsimore. Në institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet shkencore Inspektorati shtetëror i arsimit mbikëqyr zbatimin e ligjeve me të cilët rregullohet veprimtaria e arsimit të lartë, për çështje të përcaktuara me Ligjin për inspeksion arsimor.

Inspektorati shtetëror i arsimit mbikëqyr edhe zbatimin e ligjeve, rregulloreve të tjera dhe akteve të përgjithshme me të cilat rregullohet puna e konvikteve të nxënësve dhe atyre studentore.

Inspektorati Shtetëror Arsimor mbikëqyr:

  • ekzistimin e kushteve për kryerjen e veprimtarisë në institucionet edukative – arsimore, institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencore, konviktet e nxënësve dhe të studentëve;
  • realizimin e procesit edukativo-arsimor në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm;
  • kushtet e posaçme për zgjedhjen e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe edukatorëve;
  • formimin profesional dhe pedagogjik të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe edukatorëve dhe dhënien e provimit profesional;
  • përdorimin e librave në shkollat fillore dhe të mesme;
  • procedurën për zgjedhjen e thirrjeve mësimore, mësimore-shkencore, shkencore dhe bashkëpunëtore;
  • menaxhimin dhe udhëheqjen me institucionet edukative – arsimore të arsimit të mesëm të themeluara nga shteti dhe shkollat e mesme private;
  • realizimin e planeve dhe programeve mësimore dhe standardeve e normave  tjera të përcaktuara me të cilat rregullohet veprimtaria edukative-arsimore;
  • realizimin e aktiviteteve jashtëmësimore;
  • realizimin e programeve eksperimentale në institucionet edukative-arsimore
  • realizimi i konkursit për regjistrimin e nxënësve dhe të studentëve në konkursin për akomodimin e nxënësve dhe studentëve në konviktet e nxënësve dhe të studentëve;
  • udhëheqjen e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik, si dhe lëshimin dhe përdorimin e tyre në arsimin parashkollor, fillor, të mesëm dhe të lartë dhe në konviktet e nxënësve dhe të studentëve;
  • udhëheqja e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik në formë elektronike dhe udhëheqja e ditarit elektronik në bazë javore në arsimin fillor dhe të mesëm;
  • zbatimin e normave për numrin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të nevojshëm dhe për madhësinë e grupit të studentëve të rregullt në institucionet e arsimit të lartë;
  • procedurën për miratimin e programeve studimore në arsimin e lartë;
  • ndjekjen e procesit edukativ-arsimor gjatë kohës së grevës në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm;
  • kontrollimin e mjeteve të fituara nga burimet vetanake në institucionet e arsimit të mesëm të themeluara nga shteti;
  • zbatimin e rregullores ligjore në arsimin e lartë dhe në institucionet shkencore dhe
  • zbatimin e  rregullores ligjore në fushën e ndalimit dhe parandalimit të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar në institucionet edukative-arsimore, në institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet shkencore.