Takim me përfaqësues të Bankës Botërore

Drejtori i Inspektoratot shtetëror të arsimit realizoi takim me përfaqësues të Bankës Botërore, në lidhje me përparimin në aktivitetet që lidhen me rishikimin e kornizës për avancimin e cilësisë në arsimin fillor. Në takim u diskutua edhe për rezultatet e arritura për secilën komponentë të Projektit për avancimin e arsimit fillor që realizohet më mbështetje financiare të Bankës Botërore.

Si rezultat i aktiviteteve:

  • Janë hartuar tregues të rinj për cilësinë e punës së shkollave të cilët kanë për qëllim vlerësimin më efektiv të shkollave dhe fokus më të madh në fushat kyçe të mësimdhënies, mësimit dhe arritjeve të nxënësve
  • Është përgatitur doracak për vetëevaluim të shkollave dhe instrumente.
  •  Është përgatitur doracak për Planifikimin zhvillimor të shkollave
  • Është zhvilluar doracak për grantet shkollore në bazë të të cilit shkollat që do të realizojnë vetëevaluim dhe planifikim zhvillimor dhe në pajtueshmëri me kornizën e re do të kenë mundësi të aplikojnë për grant nga MASH për realizimin e një pjese të aktiviteteve të parashikuara me programin zhvillimor.

Në kuadër të projektit PEIP është parashikuar aktivitet për zhvillimin e: specifikimeve teknike për hartimin dhe zhvillimin e softuerit dhe harduerit të nevojshëm për ISHA, për udhëheqjen elektronike të arkivit.